Nuk ka verë pa shalqi, është një frut që përveç vlerave ushqyese ndihmon shumë që në ditët e nxehta trupi të hidratohet...
I preferuari gjatë verës, por a i dinit efektet e shumta pozitive të misrit në shëndet?
Nëse shtojmë misër në dietën tonë të përditshme, mund të kemi përfitime të shumta shëndetësore duke përfshirë edhe përmirësimin e shikimit. Ka vlera të mira ushqyese dhe është gjithashtu i pasur me fibra, gjë që e bën të mirë për humbjen e peshës.
Për shkak të sasisë së lartë të fibrave, misri është dëshmuar të jetë një ushqim fantastik për humbje peshe. Përmbajtja e fibrave në misër ndihmon në tretje, gjë që lehtëson më tej procesin e humbjes së peshës. Misri është gjithashtu shumë i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit.
Misri është mjaft i pasur me minerale dhe vitamina. Është burim i shkëlqyer i vitaminës B1 – tiaminës, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve tjera, si vitamina B5, acidi folik, niacina, vitamina C, fosfori, kaliumi dhe magnezi.
Një filxhan, i cili përmban afërsisht 164 gramë misër të verdhë, përmban vetëm 177 kalori dhe 41 gramë karbohidrate. Përqindja e proteinave është rreth pesë gramë dhe përqindja e yndyrës është dy gramë.
Përveç kësaj, misri është pa gluten dhe i sigurt për njerëzit me intolerancë ndaj glutenit. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm si probiotik, sepse përmban shumë baktere të mira që i ndihmojnë zorrët të punojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin, gjë që në fund të fundit ndihmon në humbjen e peshës.
Duhet theksuar se me misrin e gatuar rritet niveli i acidit ferulik duke siguruar përfitime të shumta shëndetësore në menaxhimin e kolesterolit të lartë, diabetit dhe hipertensionit. Misri gjithashtu ka beta-karoten dhe karotenoidë që ndihmojnë në parandalimin e shumë reaksioneve oksiduese dhe kancerit në trupin tonë.
Share: