Nuk ka verë pa shalqi, është një frut që përveç vlerave ushqyese ndihmon shumë që në ditët e nxehta trupi të hidratohet...
Vetëm 3 hurma arabie çdo ditë dhe këto janë mrekullitë që do të ndodhin në shëndetin tuaj
Përmirsojnë në mënyrë të shkëlqyer i sistemit tretës.
Konsumi i rregullt i hurmave të Arabisë bën shumë mirë kundër kapsllëkut, gazrat, fryrjen e barkut etj. Sasia e lartë e fibrave e garanton këtë, si dhe është përdorur edhe trajtimin e hemorroideve.
Shërbejnë si qetësues dhimbjesh
Hurmat e Arabisë përmbajnë shumë magnez, i cili është i njohur si përbërës anti-inflamator. Si të tilla janë efektive kundër enjtjes dhe dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Ato janë efektive edhe për reduktimin e inflamacionit arterial dhe si rezultat reduktojnë rrezikun e goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës.
Janë perfekte për gratë shtatzëna
Është vërtetuar se hurmat e Arabisë janë shumë të përdorshme nga gratë gjatë shtatzënisë, për ato që duan të humbin në peshë, si dhe gjatë procesit të lindjes. Kjo është treguar nga një studim shkencor që ka marrë në testim 69 gra dhe ku është para se gratë që kanë konsumuar hurma Arabie gjatë katër javëve të fundit të shtatzënisë së tyre kanë pasur një proces lindjeje me më pak dhimbje.
Hurmat e Arabisë janë efektive për të rregulluar presionin e lartë të gjakut dhe për të parandaluar goditjet
Presioni juaj i gjakut mund të rregullohet kur hani hurma Arabie, pasi ato përmbajnë magnez. Kaliumi gjithashtu ndihmon për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare, kështu që ato janë thelbësore për shëndet të mirë të zemrës. Magnezi është gjithashtu i mirë për të parandaluar rrezikun e goditjeve, gjë që është botuar edhe në ‘American Journal of Clinical Nutrition’.
Hurmat e Arabisë ndihmojnë në funksionimin e trurit
Është provuar përmes studimeve se vitamina B6 e konsumuar në sasinë e duhur dhe rregullisht ndihmon që truri të funksionojë në mënyrë perfekte. Hurmat e Arabisë janë të pasura me këtë vitaminë që ndihmon për të përmirësuar memorien, funksionin njohës, përqendrimin dhe fokusin.