Si të dalloni nëse periodat tuaja janë vërtetë të parregullta
Sipas ekspertëve të shëndetit një cikël i rregullt menstruacionesh ka një kohëzgjatje nga 21 deri në 35 ditë. Nëse afati është më i shkurtër apo më i gjatë se ky hark kohor atëherë mund të themi plotësisht se diçka nuk shkon.
Por afati kohor nuk është treguesi i vetëm i parregullsisë. Disa shenja të tjera janë:
Më të dhimbshme ose më pak të dhimbshme se zakonisht.
Fillon në ditë të ndryshme çdo muaj.
Zgjasin më shumë se 7 ditë.
Sa i përket trajtimit gjinekologët këshillojnë që të konsultohen menjëherë me ta, ose të realizojnë një test shtatzënie.
Çrregullimi i ciklit menstrual asnjëherë nuk duhet të tolerohet nëse doni që të keni një shëndet të përgjithshëm të mirë.